Politike

“Thashetheme në inbox-et e deputetëve gjermanë”, Balla sulmon opozitën për negociatat: Ja ç’më ndodhi kur isha me R

17 Tetor 2019, 10:12 Nga DOSJA
“Thashetheme në inbox-et e deputetëve gjermanë”,

Tiranë– Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se deputetët e djathtë,pra të PD-së  bëjnë thashetheme me politikanët e huaj në dëm të Shqipërisë për çështjen e negociatave.  Ai është shprehur sot në Kuvend se PD furnizon inbox-et e deputetet të BE e Bundestagut me thashetheme në disfavor të Shqipërisë.

Në fjalën e sotme në Kuvend, Balla ka thënë se lidhur me vendet që nuk janë pro, vendimi nuk ka fare të bëjë me Shqipërinë por me Reformimin e BE-së.

Gjermania është vend që po drejton betejën diplomatike. Sali Berisha del pa pikë turpi dhe thotë që falënderoj Berishën që i thotë jo Shqipërisë, dashakeqësi. Shqipëria ka bërë më shumë sesa ju tha dy vite më parë.  Ajo që na ndryshon ne nga Maqedonia e Veriut është jo tek reformat, por është pikërisht ajo që tha Rama, është dallimi në Maqedoni me klasën politike  që kemi këtu. E kam për ata që janë në rrugë.

Isha me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë në PE, një deputet i djathë në PE me vuri para një vlerësim të PD që kishte bërë për Shqipërinë, ku pasi përgojonte ne, përgojonte ju që keni tradhtuar partinë tuaj dhe keni hyrë në kuvend.

Një parti politike që furnizon inbox-et e deputetet të BE e Bundestagut me thashetheme, a thua sikur jemi në lagjet e rrethinave ku mblidhen plakat dhe bëjnë muhabet për gjithë dynjanë. Ne duhet të jemi krenarë sot që kemi një shumicë të madhe në PE mes vendeve anëtare që janë të bindur se e m ritojmë fillimin e bisedimeve”-tha Balla.

Sot dhe nesër në Këshillin e Europës do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, të cilën do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të BEu mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be 2019 taulant balla negociatat me be 2019 taulant balla

Sondazh

Poll