Aktualitet

Merr flakë makina në Vlorë, dyshohet për shkëndijë elektrike

Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

3 Gusht 2023, 17:33 Nga I.A
Merr flakë makina në Vlorë, dyshohet për shkëndijë
Foto ilustruese

VLORË- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme Vlorë. Mësohet se makina në ecje me drejtues të riun me iniciale P.V, dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Kuç – Qeparo, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. V., banues në Himarë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

merr flake makina ne vlore

Sondazh

Poll