Aktualitet

Anëtarët për Komisionin Ad Hoc, Akademia e Shkencave propozon Shaban Sinani dhe Adrian Civici

Këto emra u bënë publike pas kërkesës së Avokatit të Popullit që Akademia e Shkencave të nxjerr dy emra si anëtar të komisionit.

3 Gusht 2023, 15:49 Nga I.A
Anëtarët për Komisionin Ad Hoc, Akademia e Shkencave propozon
Akademia e Shkencave

TIRANË- Dy emrat e propozuar nga Akademia e Shkencave për të qenë në Komisionin e Pavarur Ad Hoc janë Shaban Sinani si anëtar dhe Adrian Civici si anëtar zëvendësues. Këto emra u bënë publike pas kërkesës së Avokatit të Popullit që Akademia e Shkencave të nxjerr dy emra si anëtar të komisionit. Komisioni do të bëj verifikimin për kandidatët për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së.   

NJOFTIM PËR SHTYP:

PËR PËRCAKTIMIN NGA AKADEMIA E SHKENCAVE TË NJË ANËTARI DHE TË NJË ANËTARI ZËVENDËSUES SI PËRFAQËSUES NË KOMISIONIN E PAVARUR AD HOC PËR VERIFIKIMIN PARAPRAK TË KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË KLGJ DHE KLP NGA RRADHËT E AVOKATISË

Pas kërkesës së Avokatit të Popullit, në kuadër të procedurave për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Pavarur Ad Hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga rradhët e avokatisë, si dhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga neni 23 dhe 25 i ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, në datën e sotme institucioni i Akademisë së Shkencave ka komunikuar emrat e anëtarit dhe anëtarit zëvëndësues për Komisionin e Pavarur Ad Hoc si më poshtë:

1. Akademik Shaban Sinani - anëtar;
2. Akademik i asocuar Adrian Civici – anëtar zëvendësues.

Ky njoftim bëhet në kuadër të transparencës për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve nga avokatia në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

akademia e shkencave shaban sinani adrian civici

Sondazh

Poll