Aktualitet

Në hetim prej 4 vitesh për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohen 2 persona në Sarandë (EMRAT)

Policia ka arrestuar dy shtetasit Julian Guga dhe Aleks Mema, 45 dhe 51 vjeç.

3 Gusht 2023, 13:32 Nga f.i
Në hetim prej 4 vitesh për prodhim dhe shitje të
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Policia në Sarandë ka arrestuar dy shtetasit Julian Guga dhe Aleks Mema, 45 dhe 51 vjeç, pasi ishin në hetim prej 4 vitesh për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Ishin në hetim prej gati 4 vitesh, për prodhim dhe shitje në narkotikëve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme dhe atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasit në kërkim.

45 vjeç dhe 51 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohen 2 persona ne sarande

Sondazh

Poll