Aktualitet

Prishje qetësie dhe zaptim i plazhit publik, procedohen penalisht 3 persona në Ksamil

Janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë si dhe 30 çadra e 60 shezlongë.

3 Gusht 2023, 16:55 Nga I.A
Prishje qetësie dhe zaptim i plazhit publik, procedohen penalisht 3 persona
Policia

SARANDË- Tre persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Ksamil, për prishje qetësie dhe pushtim të hapësirës publike. Mësohet se dy personat e proceduar për prishje qetësie janë  27-vjeçari me iniciale K.Gj dhe 20-vjeçari me iniciale E.H. Ndërsa personi i proceduar për pushtim të hapësirës publike është 54-vjeçari me iniciale D.M. Janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë si dhe 30 çadra e 60 shezlongë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar 2 raste të prishjes së qetësisë publike nga muzika e lartë në lokale dhe një rast të pushtimit të një hapësire publike në bregdet, në Ksamil. Në vijim të veprimeve procedurale për këto 3 raste janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -K. Gj., 27 vjeç, banues në Korçë dhe E. H., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”; -D. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë, 30 çadrat dhe 60 shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll