Bota

TRAGJEDI në Alpet zviceriane/ U nisën për aventurë, 6 alpinistë humbin jetën brenda 3 ditësh

Në të njëjtën ditë, një francez 26-vjeçar dhe një holandez 36-vjeçar u vranë nga rrëzimi i gurëve në pjesën zvicerane të Malit të Bardhë (Mont Blanc). Një 22-vjeçar holandez ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në gjendje kritike për jetën.

2 Gusht 2023, 20:22 Nga a.l
TRAGJEDI në Alpet zviceriane/ U nisën për aventurë, 6
Alpet Zviceriane

ZVICËR- Brenda 3 ditëve, 6 alpinistë humbën jetën në pjesën jugore të Alpeve zvicerane.  Dje të martën, një burrë 37-vjeçar dhe një grua 33-vjeçare nga Cyrihu vdiqën teksa përpiqeshin të ngjiteshin në malin Lagginghorn që dominon vendpushimin e skive Saas-Fee në kantonin Valais.

“Duke arritur në një lartësi prej gati 3960 metrash, për arsye të panjohura, dy alpinistët ranë në boshllëk dhe përfunduan 200 metra më poshtë. Ata janë vrarë në vend”, thuhet në një njoftim lidhur me këtë.

Të hënën një 19-vjeçar nga Berna u vra teksa po zbriste nga maja e malit Stockhorn, ku edhe vizitorët në resortin Zermatt bëjnë ski, shkruajnë mediat e huaja. 

Në të njëjtën ditë, një francez 26-vjeçar dhe një holandez 36-vjeçar u vranë nga rrëzimi i gurëve në pjesën zvicerane të Malit të Bardhë (Mont Blanc). Një 22-vjeçar holandez ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në gjendje kritike për jetën.

Të dielën, një gjermano-ukrainas u vra duke u përpjekur të ngjitej në malin e dytë më të lartë të Zvicrës, Weisshorn. 

alpet zviceriane

Sondazh

Poll