Bota

Rusia kufizon transportin në rrugën kryesore të Detit të Zi

Ngushtica e Kerçit është brezi i ngushtë i ujit që ndan Krimenë nga pjesa tjetër e Rusisë, duke lidhur Detin Azov me Detin e Zi.

2 Gusht 2023, 19:02 Nga a.l
Rusia kufizon transportin në rrugën kryesore të Detit të Zi
Foto ilustruese

RUSI- Rusia ka vendosur kufizime për anijet dhe avionët që lëvizin nëpër ngushticën e Kerçit. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka dhënë ende ndonjë arsye, shkruajnë mediat e huaja. 

Ngushtica e Kerçit është brezi i ngushtë i ujit që ndan Krimenë nga pjesa tjetër e Rusisë, duke lidhur Detin Azov me Detin e Zi. Ngushtica ka qenë skenë e një debati të veçantë javët e fundit, pas një sulmi në urën e Kerçit, që la dy të vdekur dy javë më parë. 

Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin, por Kievi mohoi çdo përfshirje.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll