Bota

EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës diskutojnë për situatën në veri dhe largimin e policisë nga selitë e komunave

Më herët, KFOR-i njoftoi se në takim u diskutuan gjerësisht masat e deeskalimit që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë. Sipas KFOR, takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv dhe do të pasohet nga takime të mëtejshme periodike si në nivel teknik dhe ekzekutiv.

2 Gusht 2023, 18:42 Nga a.l
EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës diskutojnë për situatën
Pietro Barbano

KOSOVË- Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Pietro Barbano ka dhwnw detaje lidhur me takimin e zhvilluar mes Komandantit të KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Në një postim në profilin e tij në Twitter, ai shkruan se ditët në vijim presin sërish takime për të kryer vlerësime të përbashkëta.

“Në ditët në vijim presim takime teknike vijuese me Policinë e Kosovës për të kryer vlerësime të përbashkëta dyjavore të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe #EULEX-it dhe – sipas rastit – me #KFOR-in”, shkruan ai. 

Më herët, KFOR-i njoftoi se në takim u diskutuan gjerësisht masat e deeskalimit që do të zbatohen në afat të shkurtër nga institucionet në Kosovë. Sipas KFOR, takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv dhe do të pasohet nga takime të mëtejshme periodike si në nivel teknik dhe ekzekutiv.

Sipas marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian për deeskalimin në Veri palët janë marrë vesh që tërheqja e policisë nga ndërtesat e katër komunave në Veri dhe përreth tyre do të bëhet me një vlerësim të përbashkët Polici, EULEX, KFOR. Deri më tani vetëm 25 përqind e tyre janë tërhequr.

 

pietro barbano

Sondazh

Poll