Bota

Çfarë po ndodh në Mariupol? Helmohen 17 ushtarë rusë, 2 prej tyre humbin jetën

Helmimet besohet se kanë qenë nga cianidi dhe pesticidet e fshehura në ushqim dhe mund të jenë vepër e të ashtuquajturit Grupi Y i lëvizjes së rezistencës pro-Ukrainase të Mariupolit.

2 Gusht 2023, 20:07 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Mariupol? Helmohen 17 ushtarë rusë,
Foto ilustruese

Aktivistët pro-ukrainas kanë helmuar oficerët rusë në Mariupolin e pushtuar.  Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut ukrainas të qytetit, tha se 17 ushtarë rusë ishin dërguar në spital në gjendje të rëndë, me dy të vrarë deri më tani.

Helmimet besohet se kanë qenë nga cianidi dhe pesticidet e fshehura në ushqim dhe mund të jenë vepër e të ashtuquajturit Grupi Y i lëvizjes së rezistencës pro-Ukrainase të Mariupolit.

Andryushchenko shtoi se ushtarët u helmuan në masë në një bazë ushtarake ruse në qytet, teksa festonin Ditën e Marinës së Rusisë të dielën. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll