Bota

Kërkohej nga INTERPOL/ Policia e Kosovës vë në pranga pedofilin gjerman, pritet ekstradimi

Sipas njoftimit, arrestimi është kryer në Lipjan në orën 11:50. Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, pasi dy herë ka dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.

2 Gusht 2023, 18:40 Nga a.l
Kërkohej nga INTERPOL/ Policia e Kosovës vë në pranga
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL. Policia tha se i arrestuari dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi”.

Sipas njoftimit, arrestimi është kryer në Lipjan në orën 11:50. Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, pasi dy herë ka dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.

Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), që përveç bashkëpunimit policor, do t’i mundësonte Kosovës që të lëshonte edhe urdhërarrestime ndërkombëtare. Megjithatë, autoritetet bashkëpunojnë me këtë organizatë dhe në të kaluarën kanë kryer arrestime në bazë të urdhërarrestimeve të lëshuara nga INTERPOL-i. 

arrestime ne kosove

Sondazh

Poll