Bota

Kryeministri kanadez ndahet nga gruaja pas 18 vitesh martesë: Vendim i vështirë

Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga kryeministri, ai tha se pas shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira dyshja kanë marrë vendimin për tu ndarë.

2 Gusht 2023, 18:33 Nga I.A
Kryeministri kanadez ndahet nga gruaja pas 18 vitesh martesë: Vendim i
Justin Trudeau dhe Sophie Gregoire

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Gregoire Trudeau po ndahen pas 18 vitesh martesë. Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga kryeministri, ai tha se pas shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira dyshja kanë marrë vendimin për tu ndarë. 

"Mirëmbrëma të gjithëve, unë dhe Sophie dëshirojmë të njoftojmë se pas diskutimeve të vështira, kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Megjithatë, ne do të mbetemi një familje, me dashuri dhe vlerësim të thellë për njëri-tjetrin, diçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë. Për hir të fëmijëve tanë, ju lutemi respektoni privatësinë tonë. Faleminderit ”, përfundon njoftimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Trudeau (@justinpjtrudeau)

Ata kanë tre fëmijë, 15-vjeçarin Xavier, 14-vjeçarin Ella-Grace dhe nëntë-vjeçarin Hadrien. Trudeau është kryeministri i dytë që njoftoi një ndarje gjatë kohës që ishte në detyrë. Babai i tij, Pierre Trudeau, u nda nga gruaja Margaret në 1979 dhe të dy u divorcuan në 1984.

justin trudeau sophie gregoire trudeau

Sondazh

Poll