Art&Argëtim

Dua Lipa paditet sërish, muzikanti kërkon dëmshpërblim 20 mln dollarë

Kante pretendon se këngëtarja shqiptar dhe shtëpia e saj diskografike kanë shkelur të drejtën e autorit për këngën “Levitating”.

2 Gusht 2023, 14:15 Nga f.i
Dua Lipa paditet sërish, muzikanti kërkon dëmshpërblim 20
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja Dua Lipa po përballet me një padi të re në Los Angeles nga producenti muzikor Bosko Kante. Mediat e huaja raportojnë se Kante pretendon se këngëtarja shqiptar dhe shtëpia e saj diskografike kanë shkelur të drejtën e autorit për këngën “Levitating”.

Sipas tij përdorimi i kësaj performance në tri remixe të këngës hit të Dua Lipës shkelte të drejtën e autorit. Kante tha se ata ranë dakord verbalisht për një marrëvshje që përcaktonte se regjistrimi i tij do të shfaqej vetëm në këngën origjinale dhe nuk mund të provohej ose ripërdorej.

Në padinë e ngritur muzikanti kërkon të paktën 20 milionë dollarë fitime të humbura dhe tarifa të avokatëve. Padia është e treta e ngritur kundër Dua Lipës për shkelje të së drejtës së autorit.

dua lipa

Sondazh

Poll