Art&Argëtim

Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia kosovare

Dekreti i nënshtetësisë, do t`i dorëzohet shkrimtarit nga presidentja Osmani, e cila do të takohet me Kadaren gjatë një vizite në Shqipëri.

1 Gusht 2023, 13:30 Nga f.i
Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia kosovare
Ismail Kadare dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës. 

Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është një nderim nga shteti i Kosovës për autorin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”-tha Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë, do t`i dorëzohet shkrimtarit nga presidentja Osmani, e cila do të takohet me Kadaren gjatë një vizite në Shqipëri.

ismail kadare vjosa osmani

Sondazh

Poll