Art&Argëtim

Taylor Swift "bujare" me stafin e saj, paguan 55 milionë dollarë bonus

 Nga kërcimtarët e turneut tek teknikët e tingullit, superylli u sigurua që çdo punonjëse në shfaqjen e saj të merrte një bonus.

2 Gusht 2023, 08:53 Nga f.i
Taylor Swift "bujare" me stafin e saj, paguan 55 milionë
Taylor Swift

SHBA- Turneu i Taylor Swift 's Era's Tour është bërë një nga spektaklet më të mëdha të vitit, i lavdëruar për performancat e saj, skenografitë, kostumet, efektet e fundit të ndriçimit dhe më shumë. Në përfundim të turneut këngëtarja ka dhënë gjithsej 55 milionë dollarë bonuse për punëtorët, duke shpreh mirënjohjen e saj.

Nga kërcimtarët e turneut tek teknikët e tingullit, superylli u sigurua që çdo punonjëse në shfaqjen e saj të merrte një bonus, shkruajnë mediat e huaja.

Gjesti bujar vjen ndërsa këngëtarja ka planifikuar të performojë në gjashtë koncerte të shitura në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni.

taylor swift

Sondazh

Poll