Aktualitet

Punonjësi i sinjalistikës rrugore përplaset për vdekje në krye të detyrës në Maminas

Menjëherë në vend ka ndërruar jetë Shkëlqim Alhasa, i cili ka qenë në krye të detyrës, kur një makinë me shpejtësi me mbi 200 km/h e ka përplasur.

1 Gusht 2023, 23:00 Nga I.A
Punonjësi i sinjalistikës rrugore përplaset për vdekje
Shkëlqim Alhasa

TIRANË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur dutën e djeshme në aksin Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maminas është përplasur për vdekje një punëtor i sinjalistikës rrugore. Menjëherë në vend ka ndërruar jetë Shkëlqim Alhasa, i cili ka qenë në krye të detyrës, kur një makinë me shpejtësi me mbi 200 km/h e ka përplasur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

shkëlqim alhasa

Sondazh

Poll