Aktualitet

Dy superhëna do të shfaqen në gusht - Fenomeni i rrallë që nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037

Hëna shfaqet më e madhe dhe më e ndritshme në qiellin e natës, sepse është më afër Tokës se zakonisht.

1 Gusht 2023, 08:56 Nga k.m.
Dy superhëna do të shfaqen në gusht - Fenomeni i rrallë
Foto ilustruese

Një fenomen i rrallë astronomik me dy “superhëna”, i njohur si “superhëna blu” do të ndodhë në gusht. Pikërisht ky fenomen nuk do të ndodhë më deri në janar 2037.

Hëna shfaqet më e madhe dhe më e ndritshme në qiellin e natës, sepse është më afër Tokës se zakonisht. Në orën 20:31 me orën shqiptare, e ashtuquajtura "superhëna e blirit" do të arrijë shkëlqimin e saj maksimal - duke ofruar një mundësi të shkëlqyer fotografie për vëzhguesit e yjeve. Fenomeni do pasohet nga superhëna e dytë e plotë e muajit, më 30 gusht.

Konkretisht, ky fenomen ndodh sepse hëna rrotullohet rreth Tokës në një orbitë "eliptike" që nuk është krejtësisht rrethore. Kjo do të thotë se ka një pikë në orbitën e saj ku është më afër Tokës.

hena

Sondazh

Poll