Sport

Fabinho nënshkruan për Al-Ittihad dhe bashkohet me Benzema dhe Kanté!... (video)

Mesfushori i Liverpool, përforcim i ri luksoz për Ligën Arabe

1 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA

Fabinho nënshkruan për Al-Ittihad dhe bashkohet me Benzema dhe

ARABIA SAUDITE - Liga e Arabisë Saudite vazhdon të grumbullojë yje në albumin e saj të ri të ngjitësve për sezonin 2023-24. Nënshkrimi i fundit i madh ka qenë ai i Fabinhos, mesfushorit brazilian 29-vjeçar për të cilin Al-Ittihad i ka paguar 47 milionë euro Liverpool-it.

Ish-lojtari i Monacos dhe Real Madridit ka nënshkruar për tre sezonet e ardhshme, deri në qershor 2026 dhe do të jetë në një ekip me yjet e tjerë të futbollit evropian që vendosën të provojnë fatin e tyre në Arabi gjatë kësaj dritareje: Karim Benzema, N'Golo Kanté dhe Jota.

Fabinho i mbyll kështu një karrierë të suksesshme në radhët e skuadrës ‘Reds’, me të cilët ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në pesë sezonet e tij që nga ardhja e tij në 2018 në këmbim të 50 milionë eurove.

Ky është transferimi e tretë për skuadrën e Jürgen Klopp në Arabi, pas Firmino (Al-Ahli) dhe Jordan Henderson (Al-Ettifaq).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll