Aktualitet

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Sipas gazetares, në lajmin e rremë akuzohet se ka marrë para për të shkruar një shkrim.

31 Korrik 2023, 20:24 Nga Dosja.al
Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka deklaruar më Newsroom se në vendin tonë, lajmet e rreme përhapin dhe panik. Përballë Fjola Graçit në Newsroom në Dosja.al, Xama tha se së fundmi ajo kishte lexuar një lajm të rremë për veten. Sipas gazetares, në lajmin e rremë akuzohet se ka marrë para për të shkruar një shkrim.

Sot në mëngjes lexova një lajm që më referohej mua dhe është i pabesueshëm sepse unë e njoh shumë mirë veten. Është i pabesuesshëm sepse akuzohen se po mbaj një qëndrim për një shkrim që e kam bërë me emër dhe me mbiemër. Akuzohem se kam marrë para për të shkruar atë shkrim. Ky është lajmi më i pabesueshëm që kam lexuar sot,”- tha Xama në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

ola xama newsroom

Sondazh

Poll