Aktualitet

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Sipas gazetarit, shpeshherë shkrimet e publikuara nuk kanë lidhje me realitetin.

31 Korrik 2023, 20:20 Nga Dosja.al
Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u
Klevin Muka

TIRANË- Gazetari Klevin Muka është shprehur i shqetësuar në Newsroom teksa tha se në Shqipëri ka portale të hapura posaçërisht për të vendosur gjoba. Përballë Fjola Graçit në Newsroom, Dosja.al, Muka tha se këto portale krijohen për tu bërë shantazh personave të ndryshëm përmes materialeve që publikojnë. Sipas gazetarit, shpeshherë shkrimet e publikuara nuk kanë lidhje me realitetin.

Në realitetin tonë edhe më të vogël ne kemi probleme të tjera. Kemi portale që janë enkas për të shpifur lajme, portale gjobaxhie siç njihen rëndom që janë krijuar vetëm për t'u bërë shantazh njerëzve nëpërmjet materiale që janë publikuar aty që ndoshta shpeshherë nuk kanë të bëjnë fare lidhje me realitetin. Ne kemi problem më lokal. Kemi shumë probleme,”- tha Muka në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

newsroom

Sondazh

Poll