Aktualitet

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë me emër

Ola Xama tha se lajmi i rremë shpërndahet nga gazetarët që nuk vendosin emrat e tyre në shkrimet që bëjnë.

31 Korrik 2023, 20:17 Nga Dosja.al
Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka deklaruar në Newsroom se dy platformat në të cilat përhapen më shumë lajmet e rreme janë Facebook dhe Tik Tok. Në një lidhje me Skype me Fjola Graçin në Newsroom, Dosja.al, Xama tha se lajmi i rremë shpërndahet nga gazetarët që nuk vendosin emrat e tyre në shkrimet që bëjnë. Sipas saj, kjo gjë nuk është aspak etike.

Platforma TikTok dhe Facebook lejojnë shpërndarjen por edhe komentimin e lajmeve. E duke qenë se ka një shpërndarje më të madhe dhe të informacionit, një pjesë do të jetë e saktë dhe një pjesë jo. Përmes një anketimi të BIRN, rezulton se lajmet e rreme dominojnë më shumë në Facebook dhe në TikTok, ndërsa Instagram ka logjikën e promovimit të stilit të jetë dhe jo të informacionit. Unë shoh që dominon se gazetarët nuk shkruajnë aspak me emër. Kjo nuk është aspak etike, por është jashtë standarteve të gazetarisë, ndaj i bëj thirrje të gjithë njerëzve; mos u besoni shkrimeve pa emër. Kur janë pa emër, ata nuk kanë përgjegjësi nëse juve ju japin një informacion "trash" (plehrë) ose një informacion që ju do t'ju vlejë,”- tha Xama në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

newsroom klevin muka

Sondazh

Poll