Aktualitet

Joshte vajza nga Rusia e Ukraina dhe i shfrytëzonte për prostitucion, pranga shqiptarit në Itali

Shqiptari, që ende nuk është identifikuar me emër, joshte vajza nga Rusia dhe Ukraina për në Bolonja, duke pretenduar se do i bënte "showgirls".

31 Korrik 2023, 16:53 Nga k.m.
Joshte vajza nga Rusia e Ukraina dhe i shfrytëzonte për prostitucion,
Foto ilustruese

ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet e 4 muaj pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Sipas mediave italiane, shqiptari, që ende nuk është identifikuar me emër, joshte vajza nga Rusia dhe Ukraina për në Bolonja, duke pretenduar se do i bënte "showgirls".

Sapo ato shkonin në Itali, ai i shfrytëzonte për prostitucion. Një prej tyre e denoncoi në Polici, por fillimishtr 48-vjeçari ka arritur të arratiset.

Pasi zbuluan identitetin e të kërkuarit, karabinierët e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Coroneos.

itali

Sondazh

Poll