Aktualitet

Arrestimi në Tiranë i ish-anëtarit të UÇK-së, flet avokati: Është dora e zgjatur e Serbisë, duan t’i çojnë në giotinë

Nikolla ka deklaruar se Serbia po kërkon të çojë ushtarakët e Kosovës në ‘gijotinën’ e quajtur Tribunali i Hagës.

31 Korrik 2023, 16:29 Nga I.A
Arrestimi në Tiranë i ish-anëtarit të UÇK-së,
Bashkim Nikolla

TIRANË- Avokati i Dritan Goxhajt, Bashkim Nikolla ka deklaruar se arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së dyshohet se është bërë me urdhër nga Serbia. Në një intervistë për News 24, Nikolla ka deklaruar se Serbia po kërkon të çojë ushtarakët e Kosovës në ‘gijotinën’ e quajtur Tribunali i Hagës.

“Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në giotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, tha ai.

bashkim nikolla arrestohet dritan goxhaj dritan goxhaj

Sondazh

Poll