Aktualitet

Nxorri emrat e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, Policia nxjerr njoftimin për Dritan Goxhajn

Sipas Policisë, Gjykata Speciale e Hagës dërgoi një urdhërarrest për ish anëtarin e UÇK-së, ndërsa vendos kontroll në banesën e tij.

31 Korrik 2023, 16:18 Nga k.m.
Nxorri emrat e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, Policia
Foto ilustruese

TIRANË- Dritan Goxhaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës për t’u ekstraduar në Hagë. Pas prangosjes së tij, Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me prangosjen e tij. Sipas Policisë, Gjykata Speciale e Hagës dërgoi një urdhërarrest për ish anëtarin e UÇK-së, ndërsa vendos kontroll në banesën e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

dritan goxhaj arrestohet dritan goxhaj

Sondazh

Poll