Aktualitet

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 1.1 mln i riu në Durrës

Drejtuesi i Jet Sky u gjobit me 1 milion lekë për lundrim brenda perimetrit të sigurisë dhe me 100 mijë lekë për mungesë dokumentacioni.

31 Korrik 2023, 15:10 Nga I.A
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 1.1 mln i riu në
Jet Ski

DURRËS- Një i ri është gjobitur ditën e sotme në Durrës me 1.1 milion lekë. Kjo pasi ai me Jet Ski ka lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar kështu jetën e tyre. Drejtuesi i Jet Ski u gjobit me 1 milion lekë për lundrim brenda perimetrit të sigurisë dhe me 100 mijë lekë për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i Policisë:

Spille, Durrës Rrezikoi jetën e plazhistëve duke lundruar me Jet Sky brenda perimetrit të sigurisë, Policia Kufitare ndëshkon drejtuesin me 2 masa administrative me vlerë totale 110 000 lekë të rinj dhe bllokon mjetin lundrues. 2 masat administrative, për shkeljen e perimetrit të sigurisë dhe për mungesë dokumentacioni. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore në plazhin e Spillesë, Durrës, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

policia kufitare

Sondazh

Poll