Aktualitet

Tre fshatra në Bulqizë në protestë kundër rrugës që thonë se u dëmton pyllin: S’do ndalemi, autoritetet të ndërhyjnë

Banorët e cilësuan ndërhyrjen e firmës si të paligjshme, pasi askush nuk e di se përse po hapet rruga në masivin pyjor të kësaj zone.

31 Korrik 2023, 13:41 Nga m.s
Tre fshatra në Bulqizë në protestë kundër rrugës
foto ilustruese

BULQIZE- Tre fshatra në Bulqizë kanë dalë në protestë, kundër rrugës që thonë se u dëmton pyllin. Banorët kanë kundërshtuar një zëri punimet që po zhvillohen nga një firmë, me argumentin se po dëmton kurorën e gjelbër të kësaj zone.

Banorët e cilësuan ndërhyrjen e firmës si të paligjshme, pasi askush nuk e di se përse po hapet rruga në masivin pyjor të kësaj zone.

Ata nuk do të ndalen në protestën e tyre, ndërsa kërkuan nga ana e autoriteteve që të ndërhyjnë dhe të pezullojnë punimet.

bulqize proteste

Sondazh

Poll