Aktualitet

Në pranga prej operacionit "Metamorfoza", KLP mblidhet me urgjencë, pezullohet prokurori Xhevahir Lita

Fillimisht është vendosur pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, i cili aktualisht është në pranga.

31 Korrik 2023, 11:24 Nga k.m.
Në pranga prej operacionit "Metamorfoza", KLP mblidhet me
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente ku janë marrë edhe dy vendime. Fillimisht është vendosur pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, i cili aktualisht është në pranga. Ndërsa po ashtu është hapur edhe gara për zëvendësin e tij. Por deri në zgjedhje, Prokuroria e Kukësit do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

NJOFTIM PËR MEDIA

MBI SEANCËN PLENARE DATË 31.07.2023

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla. 

 Dy vendimet që  u morën sot janë:

1.     Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në  Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

2.     Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

6 janë të arrestuarit në operacionin e SPAK të quajtur “Metamorfoza” mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekre, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

xhevahir lita operacioni metamorfoza

Sondazh

Poll