Aktualitet

Dosja e SPAK/ S’ia fali plagosjen, e paralajmëroi se ishin në gjak, objektivi për tu vrarë nga biznesmeni Gjoka është arratisur në Gjermani

Sipas SPAK, për planin e vrasjes së Musabelliut, Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinaj

31 Korrik 2023, 11:34 Nga m.s
Dosja e SPAK/ S’ia fali plagosjen, e paralajmëroi se ishin në
Kleant Musabelliu dhe Pellumb Gjoka

TIRANE- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me planin për ekzekutimin e Kleant Musabelliut, personi që del në dosjen e SPAK. Por siç flitet edhe në bisedat e transkiptuara në apliacionet “Sky” dhe “Encro CHAT”, Pëllumb Gjoka nuk kishte hequr dorë nga plani për të vrarë Musabelliun, por ky i fundit ka fituar statusin e azilantit dhe ndodhet me familjen në Gjermani.

Po si nisi konflikti dhe përse biznesmeni Pëllumb Gjoka insistonte për ta vrarë?

Konflikti mes Kleant Musabelliut dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka nisi për shkak të një sheri që kishte ndodhur mes fëmijëve në shkollë. Gjoka ka thirrur për sqarim tek ambjentet e “Rozafës” afët “Pazarit të Ri” punonjësin e SHKB-së së Burgjeve, Kleant Musabelliun. Gjoka dhe persona të tjerë rreth tij, kanë sulmuar me grushta Musabelliun. Ky i fundit ka nxjerë armën e shërbimit dhe ka qëlluar me një plumb në këmbë Pëllumb Gjokën, duke e lënë të plagosur.

Kleant Musabelliu i cili del në dosjen e SPAK për tu vrarë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa vite më parë.

Në atë kohë, Kleant Musabelliu, është prangosur dhe më pas dënuar nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e “Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Por ai u dënua vetëm me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Gjoka nuk e kishte falur për plagosjen, dhe pas daljes nga burgu, i ka dërguar njerëz duke e paralajmëruar se ishin në gjak. I kërcënuar me jetë, Kleant Musabelliu u largua nga Shqipëria, duke u vendosur familjarisht në Gjermani. Sipas SPAK, për planin e vrasjes së Musabelliut, Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinaj. Ku pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkembim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinaj, raporton “Ora News”.

Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda thotë SPAK janë kryer gjatë vitit 2020, dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qënë Tirana.

kleant musabelliu pëllumb gjoka dosja e spak

Sondazh

Poll