31 Korrik 2023, 11:13
Nga m.s
parate e padeklaruara
Policia Kufitare ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave në kufi. Një 50-vjeçar është proceduar penalisht, ndërsa i janë sekuestruar 28. 400 euro. Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, kanë kaluar për kontroll më të detajuar automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir). Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., kanë gjetur dhe sekuestruar 28. 400 euro që nuk i kishte deklaruar në kufi. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50-vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Njoftimi
Muriqan/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 28 400 euro, procedohet penalisht 50-vjeçari që nuk i deklaroi në hyrje të Republikës së Shqipërisë. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit kosovarë P. P. dhe B. P. (babë e bir). Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
muriqan policia kufitare mosdeklarimi i parave
Aktualitet
31 Korrik 2023, 11:02
k.m.
Nuredin Dumani
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 10:54
m.s
sherri ne Hamallaj
Ish-shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes se çfarë ndodhi dje n...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 10:41
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Aksion anti-drogë në Itali. Grupi kriminal përdorte makina të modifikuara për të transportuar fsh...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 10:39
m.s
lenda narkotike e sekuestruar
SARANDE- Policia Sarandë ka vënë në pranga dy shtetas, një për posedim dhe shitje droge dhe nj...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 10:09
m.s
policia ne Hamallaj
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e djeshëm mes familjes Nikolla dhe Kaçi në Hamall...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 09:57
k.m.
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive të Vito (Vehap) Biba dhe ...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 09:30
m.s
Pjetër Kaçi
Një ditë masakrës në fshatin Hamallaj, anëtarë të familjes Kaçi kanë folur për ...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 08:54
m.s
foto ilustruese
PËRMET- Një turist gjerman ka shpëtuar pa lëndime, pasi mjeti në të cilën udhëtonte ka marrë ...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 08:22
m.s
Dhuna ne Hamallaj
Pas shkarkimit nga detyra si pjesë e Gardës, Martin Nikolli u vu në pranga pas ngjarjes së ndodhur në Hamallaj,...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 07:51
m.s
foto ilustruese
BERAT- Lidhur me plagosjen e 27-vjeçarit Xhuljano Goga një ditë më parë në Berat, bëhet me dije se po...