Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe kanabis në Ksamil, pranga 54-vjeçarit dhe 33-vjeçares që s’ka kallëzuar në polici

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Edmond Hajta, 54-vjeç si dhe një shtetase me inicialet M. B., 33-vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

31 Korrik 2023, 10:39 Nga m.s
Shpërndante kokainë dhe kanabis në Ksamil, pranga
lenda narkotike e sekuestruar

SARANDE- Policia Sarandë ka vënë në pranga dy shtetas, një për posedim dhe shitje droge dhe një tjetër për mos kallëzim të rastit në polici. Në sajë të operacionit të koduar “Parts 12” është vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në zonën e Ksamilit. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Edmond Hajta, 54-vjeç si dhe një shtetase me inicialet M. B., 33-vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit, vihet në pranga 54-vjeçari. Arrestohet dhe një 33-vjeçare për moskallëzim krimi. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, 3 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 12”, për goditjen e një rasti në këtë fushë. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Edmond Hajta, 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale; M. B., 33 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi Edmond Hajta, por nuk ka kallëzuar në Polici. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ksamil kokaine kanabis

Sondazh

Poll