Bota

VIDEO- Shpërthimi në Pakistan/ Rritet numri i viktimave, deri tani 44 të vrarë mbi 150 të plagosur

31 Korrik 2023, 07:06 Nga f.i
VIDEO- Shpërthimi në Pakistan/ Rritet numri i viktimave, deri tani 44
foto ilustruese

PAKISTAN- Të paktën 44 persona janë vrarë, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur gjatë një tubim politik të dielën, 30 korrik, në Pakistan, raportojnë mediat e huaja.

Gati 200 njerëz, duke përfshirë fëmijë, u plagosën gjithashtu kur shpërthimi vetëvrasës shpërtheu në një tubim të organizuar nga mbështetësit e liderit të partisë politike Maulana Fazlur Rehman.

Shifrat u bënë të ditura nga policia, e cila vlerëson se në tubimin e mbajtur brenda një tende kanë qenë të pranishëm rreth 400 persona. Ende nuk dihen shkaqet e sulmit por forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë.

Sulmi kishte në shënjestër partinë konservatore, fetare Jamia Ulema-e-Islam (JUI-F). Më shumë se 400 anëtarë dhe ndjekës të saj ishin mbledhur nën një tendë në fshatin Khar, afër kufirit me Afganistanin.

shperthimi ne pakistan

Sondazh

Poll

Bota 30 Korrik 2023, 22:01 k.m.

Çfarë duan të rinjtë në Kosovë?

Foto ilustruese “Kam shumë piktura dhe kurrë nuk kam pasur rast t’i prezantoj diku. Do të doja që institucionet të kri...