Aktualitet

Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj, arrestohet gardisti

Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

30 Korrik 2023, 20:09 Nga k.m.
Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj, arrestohet gardisti
Pamje nga dhuna

TIRANË- Arrestohet efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolla, pjesë e grupit të shoqërimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka dhunuar anëtarë të familjes Kaçi. Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa bëhet me dije se punonjësi i Gardës akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike".

NJOFTIMI I PLOTË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor Martin Nikolla, pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.

Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit Martin Nikolla, 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

martin nikolla martin nikolla dhunon familjen kaci

Sondazh

Poll