Aktualitet

Aksident në Kavajë/ “Volkswagen” frenon papritur në autostradë, “Audi” kalon mbi të dhe më pas del nga rruga

Aktualisht, i lënduari është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Kavajës.

30 Korrik 2023, 19:19 Nga k.m.
Aksident në Kavajë/ “Volkswagen” frenon papritur në
Foto ilustruese

KAVAJË- Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:30 në autostradën Durrës-Rrogozhinë, afër mbikalimit në fshatin Lekaj. Por fatmirësisht nuk ka viktima! 

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen me targa AB 743 HX ka frenuar dhe si pasojë, mjeti pas tij, një Audi me targa AB 540 FN, ka humbur kontrollin dhe ka kaluar sipër "Volkswagen".

Më pas, ka rënë në krahun tjetër të autostradës, duke përfunduar në një arë, por fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim që mund t'i kushtonte jetën. Aktualisht, i lënduari është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Kavajës, ndërsa grupi hetimor ka nisur nga puna për zbulimin e shkaqeve të aksidentit. 

aksident ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll