Bota

Paralajmëron kryeministri polak: Wagner po futen si emigrantë në Poloni, do kryejnë sulme hibride

Ai paralajmëron se luftëtarët nga grupi ushtarak privat rus do të përdoren për të ngritur “sulme të mëtejshme hibride” kundër Polonisë duke ndihmuar migrantët të kalojnë ilegalisht në territorin polak dhe madje edhe vetë të hyjnë të maskuar si emigrantë të tillë.

30 Korrik 2023, 17:18 Nga a.l
Paralajmëron kryeministri polak: Wagner po futen si emigrantë në
Mateusz Moraëiecki

POLONI-  Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki shprehet se mercenarët e Wagner po futen si emigrantë në Poloni. Në një intervistë për mediat polake, ai ka paralajmëruar se ata do të kryejnë sulme hibride.

“Disa nga mercenarët e Wagner-it që u zhendosën kohët e fundit në Bjellorusi kanë lëvizur drejt hendekut Suwałki, një pikë mbytjeje e rëndësishme strategjike në kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë”, tha ai për mediet polake.

Sipas Morawiecki luftëtarët nga grupi ushtarak privat rus do të përdoren për të ngritur “sulme të mëtejshme hibride” kundër Polonisë duke ndihmuar migrantët të kalojnë ilegalisht në territorin polak dhe madje edhe vetë të hyjnë të maskuar si emigrantë të tillë, shkruan CNN. 

mateusz morawiecki

Sondazh

Poll