Sport

Kupa e Botës për Femra 2023, Vanegas i ngrin buzëqeshjen gjermaneve në minutën e 97’-të! (video)

Pasi mposhti të gjitha kundërshtaret e saj në ajër, mbrojtësja kolumbiane 22-vjeçare Manuela Vanegas gjunjëzoi Gjermaninë në 90+7’ dhe i dha fitoren skuadrës së saj.

30 Korrik 2023, 15:42 Nga DOSJA
Kupa e Botës për Femra 2023, Vanegas i ngrin buzëqeshjen

AUSTRALI – Thrileri më i madh i deritanishëm në Botërorin e Femrave 2023 është ndeshja e Kolumbisë ndaj Gjermanisë për ndeshjen e dytë të grupit të 8-të. Pop barazoi me golin e Kaicedos nga pika e bardhë e penalltisë, por kolumbianet nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe e ruajtën më të mirën për në fund.

Në minutën e shtatë të kohës shtesë, Lacey Santos realizoi një goditje nga këndi nga e djathta dhe Manuela Vanegas kërceu mbi të gjitha kundërshtaret e saj në ajër për ta dërguar topin në rrjetën e portieries gjermane, e cili nuk mundi të bënte asgjë për të ndryshuar rrugën e tij. Lojtaret e Kolumbisë shpërthyen në festime të mëdha për golin e fitores që i dërgon me një këmbë në raundin tjetër.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll