Sport

Vlahoviç lë Italinë bashkë me të dashurën, rikthehet tek një ishi i tij nga Serbia!

Dushan Vlahoviç ka një të dashur të re. Bëhet fjalë për një serbe me të cilën ai tashmë ishte në një lidhje romantike.

30 Korrik 2023, 15:24 Nga DOSJA
Vlahoviç lë Italinë bashkë me të dashurën,

IBIZA - Sulmuesi serb Dushan Vlahoviç duhet të largohet nga Juventusi këtë verë, dyshohet se për të janë të interesuar Chelsea dhe Paris Saint-Germain dhe përveç ndryshimeve në nivelin profesional, raportohet se ka ndryshime edhe në atë personal. Sipas mediave vendase, Vlahoviç i ka dhënë fund lidhjes me modelen italiane Karolina Stramare dhe gjatë një pushimeve në Greqi dhe Spanjë, ai është kthyer te ish e dashura e tij Vanja Bogdanović.

Dyshohet se Vlahovic është takuar me ish të dashurën e tij në pushime dhe takimi në Ibiza ka rindezur “shkëndijat e vjetra”, ndaj kanë vendosur të provojnë sërish. “Vanja u njoh me Dushanin kur nuk ishte as i famshëm dhe as i pasur... Ata u shoqëruan, dilnin, prindërit e tyre janë miq shtëpie.

Emocionet lindën edhe nga miqësia e madhe dhe pesë vjet më parë ata hynë në një lidhje. Fatkeqësisht nuk zgjati shumë sepse të dy ishin të rinj, të papërvojë dhe të etur për t'u argëtuar. Ata ndanë rrugët dhe vazhduan të rrinë bashkë ”, thekson Informer dhe kujton se kjo nuk është hera e parë që Dushani dhe Vanja pajtohen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll