Sport

Legjenda e NBA-së, LeBron James publikon një video të djalit të tij, Brony, duke luajtur në piano, disa ditë pasi doli nga spitali...

I riu, Brony James, pas sulmit në zemër duket po i kthehet normalitetit. Legjenda LeBron ka publikuar një video të djalit të tij duke luajtur në piano, të shoqëruar edhe me një mesazh…

30 Korrik 2023, 15:20 Nga DOSJA

Legjenda e NBA-së, LeBron James publikon një video të djalit

SHBA - Pak ditë më parë Brony James doli nga spitali, pasi kaloi atakun në zemër që pësoi në stërvitje. Gjendja e tij shëndetësore duket se po shkon më mirë në përgjithësi, me LeBron James që këtë e ka treguar këtë duke publikuar një video të djalit të tij duke luajtur piano.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? (@kingjames)

"Ti po rritesh! Zoti është i madh! Brony, je i jashtëzakonshëm!!! Kaq e thjeshtë! Vazhdo kështu mbreti im i vogël!!! Ne jemi me ty në çdo hap të rrugës",- ka shkruar LeBron në komentin shoqërues të fotos, duke treguar gëzimin e tij, ndërsa në video dëgjohet duke thënë “je një njeri me shumë talente” .

Disa orë më vonë, “TMZ Sports” publikoi foto të LeBron duke marrë Brony për darkë, në shenjë se tani po bëhen përpjekje për ta kthyer familjen Brony në normalitet.

Legjenda e NBA-së, LeBron James publikon një video të djalit

Siç bëhet e qartë, askush nuk e di nëse Broney do të vazhdojë të luajë më basketboll. Megjithatë, imazhi i tij duke luajtur në piano dhe dukej i shëndetshëm, gjë solli lehtësim jo vetëm në familjen James, por në mbarë botën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll