Sport

FATKEQESI! Pa debutuar, talenti turk Arda Güler pëson një dëmtim të meniskut...

Këtë e ka bërë të ditur klubi përmes një raporti mjekësor në faqen zyrtare...

30 Korrik 2023, 09:19 Nga DOSJA

FATKEQESI! Pa debutuar, talenti turk Arda Güler pëson një

SHBA - Arda Güler është diagnostikuar me një dëmtim në meniskun e brendshëm të gjurit të djathtë pas analizave të kryera. Lojtari, i cili prej disa ditësh nuk ishte stërvitur me grupin, do të rikthehet në Madrid për të vazhduar trajtimin specifik.

Alarmet ranë javën e kaluar, kur futbollisti mungoi për herë të parë në një seancë stërvitore në turin amerikan. Fillimisht gjithçka tregonte se ai vuante nga mbingarkesa e muskujve dhe se do të debutonte kundër Manchester United. Por pritja po zgjatej dhe dyshimet filluan të rrinë pezull mbi gjendjen fizike të lojtarit.

Gjatë ditëve në vijim, turku u stërvit jashtë grupit, në pritje për t'u bashkuar me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës. Një ditë para ndeshjes së Barcelonës, Arda bëri pjesën muskulare të stërvitjes me ekipin dhe më pas bëri ushtrime rikuperimi. Pasi mbaroi, ai u pa duke biseduar me Niko Mihiqin, mjekun e ekipit.

FATKEQESI! Pa debutuar, talenti turk Arda Güler pëson një

Ancelotti konfirmoi në një konferencë për shtyp se nuk do të ishte në El Cásico, por pritej që anësori të mund të llogariste minuta në ndeshjen kundër Juventusit. Megjithatë, testet e kryera kanë prishur të gjitha planet. Ajo që dukej thjesht si një mbingarkesë, ka përfunduar të jetë një dëmtim në meniskun e brendshëm të gjurit të tij të djathtë.

Futbollisti ka pësuar një çarje të pjesshme të kërcit. Fillimisht, lojtari do të kthehet në Madrid për të përforcuar trajtimin dhe për të mos iu nënshtruar një operacioni. Nga klubi nuk duan të vendosin afate, sepse gjithçka do të varet nga evolucioni i lojtarit.

Talenti turk ka dashur t'u dërgojë një mesazh tifozëve në rrjetet e tij sociale: "Do të doja të isha në fushë sot, por duhet të kthehem në Madrid për të përmirësuar rikuperimin tim dhe të jem gati sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mbështetjen! Përshëndetje Madrid!"

FATKEQESI! Pa debutuar, talenti turk Arda Güler pëson një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll