Bota

Ministri francez i Financave vizitë në Pekin: Shkëputja ekonomike nga Kina është një 'iluzion'

Le Maire megjithatë mbrojti ambicien e Francës për t'u bërë më e pavarur ekonomikisht në disa fusha.

30 Korrik 2023, 11:29 Nga a.l
Ministri francez i Financave vizitë në Pekin: Shkëputja ekonomike
Bruno Le Maire

FRANCË- Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha gjatë një vizite në Pekin të dielën se ndërprerja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën ishte 'një iluzion', pasi disa vende perëndimore vënë në dyshim varësinë e tyre nga gjigandi aziatik.

“Ne jemi krejtësisht kundër idesë së shkëputjes. Shkëputja është një iluzion. Nuk ka asnjë perspektivë për ndonjë ndarje të mëtejshme midis ekonomive të SHBA, Evropës dhe Kinës", tha ai shkruajnë mediat e huaja. 

Le Maire megjithatë mbrojti ambicien e Francës për t'u bërë më e pavarur ekonomikisht në disa fusha. Komentet e Le Maire vijnë pasi disa vende perëndimore kërkojnë të reduktojnë varësinë e tyre ekonomike nga Kina, veçanërisht Gjermania, e cila e konsideron vendin aziatik si partnerin kryesor tregtar për industrinë e tij të automobilave. 

bruno le maire

Sondazh

Poll