Bota

Ukraina zhvendos datën e Krishtlindjes për t'u larguar nga tradita ruse

Vitin e kaluar,  disa ukrainas kremtuan tashmë Krishtlindjet më 25 dhjetor, në një gjest që përfaqësonte ndarjen nga Rusia, kultura e saj dhe traditat fetare.

30 Korrik 2023, 10:42 Nga a.l
Ukraina zhvendos datën e Krishtlindjes për t'u larguar nga
Krishtlindje

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy nënshkroi të premten një ligj që e zhvendos festën zyrtare të Krishtlindjes në 25 dhjetor nga 7 janari, dita kur Kisha Ortodokse Ruse e respekton atë.

Shënimi shpjegues i bashkangjitur ligjit thoshte se qëllimi i tij është "braktisja e trashëgimisë ruse", duke përfshirë atë të "imponimit të kremtimit të Krishtlindjes" më 7 janar, dhe përmendet "lufta e pamëshirshme dhe e suksesshme të ukrainasve për identitetin e tyre" dhe dëshira e të gjithë ukrainasve për të jetuar jetën e tyre me traditat, festat e tyre, nxitur nga agresioni 17-mujor i Rusisë kundër venditm shkruajnë mediat e huaja. 

Vitin e kaluar,  disa ukrainas kremtuan tashmë Krishtlindjet më 25 dhjetor, në një gjest që përfaqësonte ndarjen nga Rusia, kultura e saj dhe traditat fetare.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll