Bota

Inskenoi rrëmbimin e saj/ Historia e pazakontë e 26-vjeçares nga Alabama, ngriti në këmbë policinë për ta kërkuar, arsyeja mbetet mister

Akuzat kanë një dënim maksimal deri në një vit burg dhe një gjobë deri në 6,000 dollarë. 

30 Korrik 2023, 10:32 Nga a.l
Inskenoi rrëmbimin e saj/ Historia e pazakontë e 26-vjeçares
Carlee Russell


SHBA- Carlee Russell, 26-vjeçarja nga Alabama që pranoi se organizoi rrëmbimin e saj dhe shkaktoi një kërkim 49 orësh, u dorëzua dhe është akuzuar për raportime të rreme.

26-vjeçarja akuzohet për denoncim të rremë pranë efektivëve të rendit dhe kallëzim të rremë të një ngjarjeje.  Historia e saj tërhoqi vëmendjen e kombit, por siç rezulton, ajo nuk u rrëmbye, nuk u largua nga zona e Hoover dhe veproi vetëm, shkruajnë mediat e huaja. 

Akuzat kanë një dënim maksimal deri në një vit burg dhe një gjobë deri në 6,000 dollarë. 

Si u inskenua ngjarja? 

Më 13 korrik, Russell thirri 911 për të raportuar se pa një fëmijë të vogël që ecte i vetëm përgjatë autostradës. Ajo tha se po shkonte në shtëpi nga puna e saj në Birmingham, rreth 10 milje nga Hoover.

Ajo më pas thirri kunatën e saj, e cila tha se dëgjoi të bërtiste Russell para se të humbiste kontaktin me të, megjithëse linja mbeti e hapur.

Kur autoritetet që iu përgjigjën thirrjes së saj arritën, ata gjetën automjetin e Russell brenda së cilës ndodhej një paruke, telefonu dhe çanta e saj. As Russell dhe as fëmija nuk ishin aty. 

Dhjetëra oficerë policie po punonin për të gjetur studenten e zhdukur të infermierisë. Policia ofroi një shpërblim prej 25,000 dollarësh. Russell u kthye në shtëpi në këmbë rreth orës 22:45 më 15 korrik, gati 49 orë pasi bëri thirrjen 911, sipas policisë Hoover.

Ajo pretendoi se ishte rrëmbyer nga një burrë me flokë portokalli dhe një njollë tullac, i cili i tha se po kontrollonte fëmijën që kishte parë. 

Ajo tha se u detyrua të hipte në një automjet pasi kishte bërtitur, i kishin lidhur sytë dhe më vonë e dërguan në një shtëpi ku u detyrua të zhvishej. Russell tha gjithashtu se rrëmbyesit e saj e fotografuan atë, por ajo nuk mbante mend që ata të kishin ndonjë kontakt fizik ose seksual. Kur u kthye në shtëpi, ajo u dërgua në spital, u trajtua dhe u lirua.

carlee russell

Sondazh

Poll