Bota

Sulmi me dron në Moskë, mbyllet përkohësisht hapësira ajrore, Rusia akuza Kievit: Akt terrorist

Ukraina zakonisht refuzon të marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Rusisë. Ministria e Mbrojtjes e quajti atë një "tentativë për sulm terrorist". 

30 Korrik 2023, 10:57 Nga a.l
Sulmi me dron në Moskë, mbyllet përkohësisht hapësira
Moskë

RUSI-  Tre dronë ukrainas u rrëzuan në Moskë, mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur një person. . Lajmi është njoftuar nga Ministrua ruse e mbrojtjes. Për shkak të sulmit është urdhëruar së hapësira ajrore në kryeqytet të mbyllet përkohësisht. 

Ndërsa një nga dronët u rrëzua në periferi të qytetit, dy të tjerë u përplasën në një kompleks zyre. Një roje sigurie u plagos, shkruajnë mediat e huaja. 

“Dronët ukrainas sulmuan sonte. Fasadat e dy kullave të zyrave të qytetit u dëmtuan pak”, postoi kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin në Telegram. 

Ukraina zakonisht refuzon të marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Rusisë. Ministria e Mbrojtjes e quajti atë një "tentativë për sulm terrorist". 

sulm me dron ne moske

Sondazh

Poll