Aktualitet

Durrës/ Nga gushti bulevardi Epidamn kthehet në hapësirë pedonale, ja masat e marra

Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane), deri më 31 gusht, prej orës 19.00 – 23.00.

29 Korrik 2023, 15:42 Nga m.s
Durrës/ Nga gushti bulevardi Epidamn kthehet në hapësirë
Durres

DURRES- Bashkia e Durrësit ka marrë vendimin që gjatë muajit gusht, bulevardi Epidamn të kthehet në një hapësirë pedonale, kjo me qëllimin që të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve ashtu edhe e vizitorëve të shumtë që do kalojnë pushimet. Në njoftimin zyrtar thuhet se ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane), deri më 31 gusht, prej orës 19.00 – 23.00.

NJOFTIM

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se bulevardi Epidamn do të kthehet në një hapësirë pedonale gjatë gjithë muajit Gusht me qëllim që të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve si e qytetarëve ashtu edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet.

Për këtë qëllim njoftojmë se:

Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane), nga data 01.08.2023 deri më datë 31.08.2023, prej orës 19.00 – 23.00.

Për ti ardhur në ndihmë fluksit të automjeteve, referuar kësaj periudhe (1 – 31 Gusht 2023), do të bëhen ndryshimet e akseve rrugore, sipas kësaj planvendosje:

Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një sens lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut).

Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një sens lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeut të Dëshmorëve).

Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse - Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve.

Rruga “Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore.

bulevardi epidamn durres

Sondazh

Poll