Bota

"Edhe dy muaj i ke jetë"/ Kërcënoi në “Facebook” deputeten, ngrihet aktakuzë dhe kërkohet paraburgim i autorit

29 Korrik 2023, 17:07 Nga f.i
"Edhe dy muaj i ke jetë"/ Kërcënoi në
Ariana Musliu Shoshi

KOSOVË- Prokuroria e Prishtinës ka ka ngirutur aktakuzë me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kërcënuar në rrjete sociale deputeten, Ariana Musliu Shoshi.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi zyrtarisht se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës, i pandehuri më 2 maj 2023 rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën Ariana Musliu Shoshi, deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.​

kercenohet deputetja e kosoves

Sondazh

Poll