Politike

ME VIDEO: Rama ngre dolli me ujë: Hajde gëzuar për Tepelenën!

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet teksa shijon ujin e ftohtë të Tepelenës, duke ngritur dolli, teksa ka theksuar që ky qytet është zhvilluar shumë në sektorin e turizmit. 

28 Korrik 2023, 16:50 Nga k.m.
ME VIDEO: Rama ngre dolli me ujë: Hajde gëzuar për
Edi Rama

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tepelenë ku për dy ditë do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë, por duket se bashkë me punët serioze, ka vendosur të mos heqë dorë edhe nga të qenit "influencer". Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet teksa shijon ujin e ftohtë të Tepelenës, duke ngritur dolli, teksa ka theksuar që ky qytet është zhvilluar shumë në sektorin e turizmit. 

"E mbush direkt unë këtu. Uji i ftohtë i Tepelenës, vajza dhe djemtë e Tepelenës. Se djemtë e Tepelenës i dini kaçak, ja ku janë alamet djemsh. Hajde gëzuar, të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet dhe është bërë magnet,"-tha Edi Rama ndër të tjera.

VIDEO NGA MOMENTI:  

edi rama edi rama ne tepelene

Sondazh

Poll