Bota

Ndodh në SHBA/ Taksitë pa shofer pushtojnë rrugët e San Franciscos

Kompania e automjeteve pa shofer “Cruise” e General Motor ka aktivizuar 240 taksi robotë te cilat shërbejnë në rrugët e San Franciscos.

28 Korrik 2023, 16:01 Nga f.i
Ndodh në SHBA/ Taksitë pa shofer pushtojnë rrugët e San
foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët e San Franciskos po lejojnë aktualisht një eksperiment me makina vetë-drejtuese, një teknologji të jashtëzakonshme në kryeqytetin e inovacionit të Amerikës, raportojnë mediat e huaja.

Kompania e automjeteve pa shofer “Cruise” e General Motor ka aktivizuar 240 taksi robotë te cilat shërbejnë në rrugët e San Franciscos.

Udhëtimi me automjetet pa shofer tani për tani mund të bëhet vetëm natën dhe në rajone të caktuara të qytetit, ndërkaq pritet që në të ardhmen të përhapet në mbarë qytetin.

san francisco

Sondazh

Poll