Aktualitet

Mashtrimet me Call Center-at, 31-vjeçari arrestohet në Himarë (VIDEO)

Ka shkuar në 10 numri i personave të ndaluar, të cilët akuzohen për mashtrim online.

28 Korrik 2023, 15:29 Nga DOSJA
Mashtrimet me Call Center-at, 31-vjeçari arrestohet në Himarë
pamje gjate arrestimit te 31-vjeçarit

TIRANË- Ka shkuar në 10 numri i personave të ndaluar, të cilët akuzohen për mashtrim online. Policia bën me dije së këtë të premte është bërë i mundur ndalimi i një 31-vjeçari, Bruno Gjika, i cili ishte i përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal që mashtronin shtetas italianë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar "Dream earnings", pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprat penale ''Mashtrimi kompjuterik , kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal'', “Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.  Një ditë më parë janë ekzekutuar 5 masa sigurie "Arrest në burg", dhe 4 masa sigurie "Arrest në shtëpi".

Njoftimi nga policia

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Dream earnings". Shkon në 10 numri i shtetasve të ndaluar. Kapet në Himarë, falë inteligjencës policore dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Tiranë dhe Komisariatit të Policisë Himarë, një shtetas i shpallur në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni.  Ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni, janë ekzekutuar 5 masa sigurie "Arrest në burg", dhe 4 masa sigurie "Arrest në shtëpi".  Falë inteligjencës policore, kërkimit dhe gjurmimit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur kapja në Himarë dhe ndalimi i shtetasit B. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar "Dream earnings", pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprat penale ''Mashtrimi kompjuterik , kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal'', “Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll