Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Tiranë, autori shpallet në kërkim

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

28 Korrik 2023, 14:17 Nga A.B
Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Tiranë, autori
Policia

TIRANË- Plagosje me armë zjarri në kryeqytet. Policia bën të ditur se ditën e sotme, në vendin e quajtur Varri i Bamit, një person ka plagosur me armë gjahu 35 vjeçarin Gentian Nokajn.

Autori është Dritan Kulla, 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu Nokajn. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N. Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Dosja.al

 

plagosje ne tirane dritan kulla gentian nokaj

Sondazh

Poll