Aktualitet

Keni planifikuar pushime në Gusht? Meterologia zbulon "surprizat" e motit

Sa i përket fundjavës, Lajda Porja shprehet se do jetë një fundjavë me diell, e qëndrueshme ku në disa qarqe si Gjirokastra, Berati e Elbasani temperaturat do arrijnë në 35 gradë, ndërsa në bregdet 33-34 gradë.

28 Korrik 2023, 15:04 Nga f.i
Keni planifikuar pushime në Gusht? Meterologia zbulon "surprizat"
Lajda Porja

TIRANË- Pas një muaji me temperatura rekord, muaji gusht parashikohet me kushte të favorshme atmosferike dhe temperatura të pranueshme. Sipas sinoptikanes Lajda Porja temeraturat do të varjojnë 34-35 grade Celsius.

"Gushti do të futet me temperatura të larta, janë temperatura lehtësisht mbi mesataren shumëvjeçare. Parashikohet që të paktën 15 ditët e para të regjistrojnë më shumë ditë me vlera 34-35. Do të kemi dy episode, data 8 dhe 9 ku do kemi temperatura që do iu afrohen vlerës 39, por në zonat e izoluara e theksoj nuk do regjistrohen vlera ekstreme. I gjithë gushti parashikon shumë kushte të favorshme dhe temperatura më shumë të pranueshme krahasuar me korrikun përsa i përket pushuesve.

Reshjet do jenë prezente edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë, do jenë reshje sporadike dhe kalimtare. Nuk ka sinjale  për momentin që gjatë fundjavës apo në javën e parë të kemi stuhi çfarë do ndodhë në Itali, por do jenë reshje kalimtare, preken edhe disa zona të bregdetit por nuk është se do të prishin punë, pasi do të jenë shumë kalimtare vetëm për disa minuta dhe më pas sërish do të kemi diell. “Gusht e gunë”, kjo nuk qëndron shumë sepse na pret dhe një shtator me temperatura të larta, pra vera nuk përfundon këtu!”, është shprehur Lajda Porja.

Sipas Porjas qyteti i Tiranës ka thyer rekordin historik më 25 korrik, ku u shënuan temperaturat më të larta ndonjëherë që shkonin deri në 42.8 gradë.

“Nëse do të ishim në datën 25 korrik do ishte e pamundur të raportonim këtu. Data 25, dita më e nxehtë, vlera zyrtare 43.6 gradë e shënuar në qytetin e Elbasanit, temperaturë shumë e lartë. Tirana ka thyer rekordin historik me 42.8 gradë celsius, pra nga 42.2 gradë që ka qenë vlera më e lartë në histori në kryeqytet”, tha sinoptikania.

Sa i përket fundjavës, Lajda Porja shprehet se do jetë një fundjavë me diell, e qëndrueshme ku në disa qarqe si Gjirokastra, Berati e Elbasani temperaturat do arrijnë në 35 gradë, ndërsa në bregdet 33-34 gradë.

moti ne shqieri

Sondazh

Poll