Aktualitet

15 urdhëra por vetëm 8 arrestime, çfarë ndodhi me aksionin e SPAK, dekonspirim apo...

Sali Berisha duke komentuar operacionin e policisë dhe SPAK, ku u arrestuan persona me rrezikshmëri të lartë kriminale, akuzoi Policinë për dekonspirim.

28 Korrik 2023, 13:52 Nga A.B
15 urdhëra por vetëm 8 arrestime, çfarë ndodhi me aksionin
Arrestim

TIRANË- SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka etj. Në njoftim thuhet se është bërë e mundur dokumentimi i disa ngjarjeve kriminale, ndërsa hetimet për ngjarje të tjera vijojnë.  

Edhe pse janë lëshuar 15 urdhër-arreste, vetëm 8 prej tyre janë ekzekutuar, duke ngritur dyshime se mos operacioni u dekonspirua.  

Sali Berisha duke komentuar operacionin e policisë dhe SPAK, ku u arrestuan persona me rrezikshmëri të lartë kriminale, akuzoi Policinë për dekonspirim.

Kjo u bë e ditur edhe nga kryedemokrati Sali Berisha i cili në një konferencë për mediat tha se operacioni policor në masën 60 % dështoi.

“E vërteta është se operacioni, në masën 60 % dështoi. Kjo, vetëm e vetëm se autoritetet shqiptare, të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin. Partia Demokratike, duke falënderuar Europolin për kontributin e madh dhe të çmuar që po jep në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me politikanë në vendin tonë, dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin. Zero tolerancë është zotimi i PD ndaj krimit të organizuar!”, u shpreh Berisha./Dosja.al

aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll