Aktualitet

OPERACIONI i SPAK/ Zbulohen 10 nga 15 emrat për të cilët u firmos masa e sigurisë arrest me burg

Në njoftim thuhet se është bërë e mundur dokumentimi i 4 ngjarjeve kriminale.  

28 Korrik 2023, 12:57 Nga A.B
OPERACIONI i SPAK/ Zbulohen 10 nga 15 emrat për të cilët u firmos
Policia

TIRANË-SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka. Në njoftim thuhet se është bërë e mundur dokumentimi i 4 ngjarjeve kriminale.  

Zbulohen emrat për të cilët gjykata ka firmosur më 23 korrik masën e sigurisë arrest me burg.

-Behar Bajri - Anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër
-Ervis Martinaj- I shumëkërkuari, bosi i lojërave të fatit. 
-Pëllumb Gjoka- Biznemeni i plazhit 'ADA' në Velipojë
-Edmond Preka- Shoqëruesi i biznesmenit Pëllumb Gjoka
-Ardit Hasanpapaj- Ish komisari i Beratit
-Astmer Bilali- Anëtari i Bajrave, ish boksier i Vllazënisë
-Elion Hato - Miku i Ervis Martinaj
-Oltion Bistri  - Ish shefi i Operacionales 
-Xhevahir Lita - Prokurori i Kukësit
-Denis Brajoviç - Dyshohet se është anëtar i grupit të Bajrave  

Përgjimet kanë fundosur të arrestuarit në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë, biznesmenë por dhe eksponentë të krimit. Sipas hetimeve, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte koordinuar planin me Behar Bajrin për të vrarë Kleanth Musabelliun në vitin 2020, ndërsa Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit. Pas vrasjes i shkuan edhe në varrim./Dosja.al

aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll